Këtu cilësia është e garantuar!

Mirësevini në restauratin tonë ditor!

I vendosur në periferi të qytetit të Gjakovës, restauranti ynë ditor ofron një menu të begatshme, përgatitje dhe receta unike, përsosshmëri në kuzhinë, shërbim profesional dhe energji pozitive gjatë kohës sa ju po kaloni castet tuaja vetëm, me familjen apo miqtë tuaj. Ne ju mirëpresim në ambientet tona plot dashuri dhe ju garantojmë për cilësinë maksimale që mengjesi, dreka dhe darka juaj do përmbajë. Gjithashtu ne ju ofrojmë sallën tonë të dasmave tipi i mbyllur dhe sallën verore jashtë, të dyja me kapacitet maksimal duke ju mundësuar juve dhe të ftuarve tuaj që eventi/dasma juaj të përcillet me momente të jashtëzakonshme.

Shijoni recetat tona

Një Simfoni çuditëse e biftekut

Veq duke e shikuar në foto bifteku jonë ka aftësi tju shkaktojë uri maksimale dhe parezistueshmëri. Ky biftek të lumturon dhe të përmbush me shijen unike, i përshtatshëm për dreke dhe darke. I butë, i lëngshëm dhe plot shije, asgjë më pak se përsosmëria, ky është një përshkrim i shkurtë i marrë nga klientët e zhytur në shijen e pakonkurencë të biftekut tonë të shërbyer me shumë dashuri dhe profesionalitet në restaurantin tonë ditor “Xeni Imperial” në Gjakovë.

Procesi i përgatitjes dhe shërbimi

Duke i kushtuar shumë rëndësi detajeve, përgatitja e biftekut është arti i vërtetë i kuzhinës. Nga përgatitja brenda nga kuzhinierët tanë të aftë dhe profesionist deri tek shërbimi eksluziv brenda në sallë, ku bëhet live edhe pjesa tjetër e përgatitjes së biftekut nga shefi jonë i kuzhinës Chef Valon Gashi. Kënaqni shqisat tuaja, kënaqni dëshirat tuaja dhe përjetoni kulmin e përsosmërisë së biftekut në Xeni Imperial.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të zbuloni pse biftekët tanë janë bërë standardi i artë në mjeshtërinë e kuzhinës.

Ju ftojmë të uleni, të relaksoheni dhe të filloni një aventurë të re me shijet unike të ëmbëlsirave tona.

Çdo ëmbëlsirë është një kryevepër më vete.